LAJME

Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent

Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2021, 10:13
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, përcjell Gazeta Blic.Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti me vendimin e djeshëm e ka suspenduar Politikën e Jashtme.
Ai tutje thekson se largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.
“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.
Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci” shkruan Hoxhaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës.
Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika