Kryetari në dëtyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti 2020 për Kosovën ka qenë një prej viteve më të vështira, më të komplikuara dhe më të paqarta.
Duke filluar nga pandemia, Hoxhaj përmes një interviste përmendi edhe mungesën e stabilitetit qeveritar, zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe në fund, sic tha ai, goditja më e madhe ishte konfirmimi i aktakuzave për Thacin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe të tjerët nga Gjykata Speciale.
“Mendoj se 2020 për Kosovën ka qenë një prej viteve më të vështira, më të komplikuara dhe më ta paqarta. Fillimisht kishim situatën e pandemisë, pastaj një situatë mungese stabiliteti qeveritar, ku u rrëzuar qeveria Kurti dhe erdhi qeveria Hoti, kishim zhvillimin në dialogun Kosovë-Serbi dhe në fund ishte goditja më e madhe që mund t’i ndodhte Kosovës, konfirmimi i aktakuzave për z.Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi dhe z. Selimi dhe për të tjerë nga Gjykata Speciale.”, ka thënë Enver Hoxhaj.
Ai, tutje thotë se ajo cfarë është prezantuar në raportin e Dick Martyt, është një pretendim i sponzoruar nga Rusia dhe Serbia.
“Në pikëpamjen tonë ajo çfarë është prezantuar në Raportin e Dick Marty-t, i cili është më shumë një pretendim i sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia. Mos-përmendja e këtyre pretendimeve në procesin në Hagë, ngre realisht dilema të mëdha. Se në fund të ditës ngre pikëpyetjen se përse u themelua kjo gjykatë, sepse në kohën kur u publikua ky raport në mesin e partnerëve tanë ka pasur kërkesa që të verifikohen pretendimet e Dick Marty-t dhe të hiqen këto re të zeza mbi Kosovën dhe të mos e dëmtojnë imazhin e saj. Dhe fakti që tani nuk shihen askund kjo ngre dilema të mëdha tek ne.”, ka thënë Hoxha, për Report Tv.
Hoxhaj tha se raporti Martyt është sulm racist ndaj Kosovës, pasi nuk po atakohen vetëm individët por po atakohet i gjithë karakteri i luftës së UCK-së.
“Unë e kam parë raportin e Dick Marty-t si një sulm racist ndaj Kosovës. Çdo gjë që thuhet aty është i papranueshëm dhe ky kaq qenë edhe qëndrimi im gjatë kohës kur kam qenë ministër i jashtëm, por ngjarjet rrodhën në atë drejtim dhe gjykata është në funksion. Unë mendoj se përveç betejës ligjore që duhet të bëjë në gjykatë, që të mbrojë shokët tanë, të mbrojë betejën tonë të lirisë, që ta kuptojë se ata nuk janë në gjykatë si individ, por është edha karakteri i luftës tonë. Ne duhet të zhvillojmë një betejë politikë edhe brenda që të jemi sa më të unifikuar. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të mbrojtur interesin e Kosovës. Ndërsa nuk jam për dilemat që ngrini, sepse nuk janë synimi i asnjë nga partitë politike.”, ka thënë Hoxhaj.