- Reklama -

Hoxhaj: E pakuptueshme që drafti i Asociacionit mbahet fshehur nga publiku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, po mbahet i fshehur dhe nuk po bëhet publik.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

- Reklama -

“Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej të komentoja tash”, ka deklaruar Hoxhaj, shkruan EO.

“Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe antidemokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Një draft i prezantuar së fundmi në opinion nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin

Qeveria nuk është deklaruar nëse është ai që i është prezantuar Kurtit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort