Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka folur për propozimin franko-gjerman, për të cilin thotë se e ka lexuar dokumentin që nga paragrafi i parë e deri tek i fundit.
Hoxhaj tha se ky dokument është një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut, ku do të duhej të negociohej një marrëveshje.
“Unë kam pas shenjat e para dikun në fund të gushtit, që në Kosovë mund të hyhet në një fazë intenzive. Unë mendoj që Kurti e kanë pas këtë dokument para shumë javësh. Por një pjesë e opozitës kanë arritur të informohën nga ndërkombëtarët për këtë propozim. Nuk mendoj që në këtë fazë mund të bisedojmë për atë që do të refuzohet apo pranihet. Dokumenti është vetëm një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut. Mbi këtë dokument do të duhej të negociohej një marrëveshje”, tha ai në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.





