LAJME

Hoxhaj: Asnjë njohje e anëtarësim që dy vjet

Hoxhaj: Asnjë njohje e anëtarësim që dy vjet
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2022, 11:12

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë për politikën e jashtme, duke thënë që Kosova ka bërë dy vjet pa asnjë njohje e asnjë anëtarësim.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka bërë 2 vjet pa asnjë anëtarësim dhe njohje, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar Hoxhaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika