LAJME

Hoxha: Konkursi për policë në veri ka përfunduar, ka aplikuar numër i mjaftueshëm

Hoxha: Konkursi për policë në veri ka përfunduar, ka aplikuar numër i mjaftueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2023, 15:42

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka njoftuar se ka përfunduar konkursi për zyrtarët policor në veri të vendit.

Ai pas raportimit në Komisonin për Siguri, ka thënë se ka aplikuar numër i mjaftueshëm, pa dhënë më shumë detaje.

“Ka përfunduar dhe ka aplikuar numër i mjaftueshëm, mjaftueshëm janë”, u shpreh shkurt Hoxha.

Hoxha gjatë raportimit ka folur për gjendjen e krijuar në veri të vendit. Mes tjerash, ai ka thënë se ka tre muaj që nuk janë paguar për rrezikshmërinë në punë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika