LAJME

Hovenieri takon Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese

Hovenieri takon Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2023, 11:30

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është prononcuar për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Hovenier ka thënë se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.

Hovenier ka thënë se nuk e di pse nuk morën pjesë në takim kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe i Lepsoaviqit, Lulzim Hetemi. Ai ka thënë se ftesa ju ka shkuar atyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika