Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë.
“Sot pata një takim frytdhënës me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.
“I përsëris shqetësimet e ShBA-së rreth zbatimit të rregullores së ndryshuar në operacionet me para”.





