LAJME

Hovenier: Takimi i Osmanit dhe Kurtit në Washington, reflektim i partneritetit mes dy shteteve

Hovenier: Takimi i Osmanit dhe Kurtit në Washington, reflektim i partneritetit mes dy shteteve
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2022, 09:50

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, ka folur për takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me delegacionin e Kosovës në Washington.

Hovenier tha përmes një postimi në Twitter se kjo vizitë është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Dje, sekretari Blinken u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin Albin Kurti, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika