LAJME

Hovenier përcjell ushtarët ukrainas nga Kosova: I uroj për detyrën e mbrojtjes së vendit të tyre

Hovenier përcjell ushtarët ukrainas nga Kosova: I uroj për detyrën e mbrojtjes së vendit të tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2022, 13:07

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, iu ka dhënë lamtumirën dhe i ka falënderuar për shërbimin në Kosovë trupat e Ukrainës që ishin në vend në kuadër të KFOR-it.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i uroi ata për detyrën e mbrojtjes së vendit të tyre që do ta kenë tash e tutje, raporton Zeri.info.

“Këtë javë, takova oficerin e lartë ukrainas të KFOR-it. I nderuar t’ia jap lamtumirën dhe të falënderoj trupat e Ukrainës për përkushtimin e tyre afatgjatë ndaj misionit të NATO-s në Kosovë. I uroj atyre më të mirën derisa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika