Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn.
Hovenier: Mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike

Hovenier ka thënë se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale.
“Kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigade së Iowa-s, Stephen Osborn, në Kosovë. Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

