LAJME

Hovenier: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Hovenier: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2023, 12:19

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se kryeministri Albin Kurti ka njoftuar korin diplomatik për qasjen e tij në marrëveshjen e arritur në Ohër.

Ai ka thënë se për SHBA-në është e rëndësishme që ka dakordim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për SHBA-në është pak e rëndësishme se si është përmbyllur marrëveshje, pasi sipas tij, me rëndësi është që është përmbyllur.

“Pritjet e SHBA-së mesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika