Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se trashëgimia e presidentit Rugova, është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve tjerë kosovarë për të nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij.





