Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me gjeneralin e pensionuar Wesley Clark.
Në njoftimin e lëshuar nga Hovenier në platformën “X”, e ka quajtur gjeneralin Clark simbol të mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me gjeneralin e pensionuar Wesley Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë përkrahës dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar Hovenieri.





