Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të premten gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan, se ata që e tradhtuan LDK-në së fundmi, do të marrin atë që e meritojnë.
“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish kolegeje jonë do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndroj në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha Hoti.





