Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë.
“Uroj secilin qytetar për mbylljen e një procesi demokratik zgjedhor. Sot është konsistuar kuvendi dhe është zgjedhur qeveria. Përgëzoj secilin deputet për sjellje shtetërore. Uroj kryetarin e ri, kryeministrin e ri për detyrat që kanë marrë për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishëm në vend”, është shprehur Hoti.





