Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti thotë se u ridëshmua që Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike.
Hoti thotë se kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës.
Ai shton se partneriteti me SHBA-në do të sjellë hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime amerikane.
Postimi i tij i plotë:
Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike.
Partneriteti me SHBA 🇺🇲 e solli njohjen nga Izraeli 🇮🇱, do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.