Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, bën të ditur se ka themeluar grupin punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.
Sipas njoftimit, përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.
Ai theksoi se Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale.
“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027. Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.” – thuhet në njoftim.