- Reklama -

Hoti telefonon Merkelin, Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, diskutuan për menaxhimin e pandemisë COVID-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.

Kryeministri Hoti vlerësoi lart kontributin e çmuar që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

- Reklama -

Ai e njoftoi kancelaren Merkel me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social.

Kryeministri Hoti e siguroi kancelaren Merkel se, Qeveria në detyrë e Kosovës me përkushtim do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunuese konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare.

Kryeministri Hoti dhe kancelarja Merkel biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke, në kufijtë aktualë. Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi kancelaren Merkel për mbështetjen gjatë këtij procesi.

Kryeministri Hoti dhe kancelarja Merkel vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort