LAJME

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2020, 16:06

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar konferencë për media në orën 17:00, në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë Covid-19 në vend, raporton Gazeta Express.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për Express se kryeministri Hoti do të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ekspertë të shëndetësisë para konferencës.

Në këtë takim do të diskutohet për masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur sot se nuk do të ketë ashpërsim të masave.

Ndërsa, kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se masat e marra para dy javësh nga Qeveria e Kosovës, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Deputetë nga opozita kanë kritikuar Qeverinë Hoti për masat e marra deri tani, duke kërkuar kështu edhe heqjen e orës policore.

Ata kanë kritikuar ministrin Zemaj për keqmenaxhim gjatë pandemisë Covid-19./Express/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika