- Reklama -

Hoti shpalos kërkesat e Komisionit për të Zhdukurit për emisarin e ri të BE-së

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim me emisarin e BE-së, Peter Sorensen.

Hoti theksoi se kërkesat e Kosovës janë shumë të thjeshta dhe të drejta – të cilat edhe do të diskohen nesër në takimin me emisarin e BE-së – duke kërkuar angazhimin e Serbisë për të zbatuar Deklaratën për Personat e Zhdukur dhe mekanizmin e ri të krijuar nga Bashkimi Evropian, Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur.
“Si pasojë e kërkesës që e kemi paraqitur deri tash, që i është drejtuar zonjës Kaja Kallas. Edhe si pasojë e disa presioneve që i kemi bërë ne media, dhe kërkesës sonë tash, ne kemi aranzhuar një takim nesër me zotin Sorensen. Kërkesat tona janë shumë të thjeshta shumë të drejta. Dhe ato që kanë qenë gjithmonë, tash e katër vite në Bruksel. Apo tash e 2 vite nga formimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Ne po kërkojmë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të cilën Serbia veç se është duke refuzuar në vazhdimësi. Ne po ashtu po kërkojmë edhe zbatimin e mekanizmit të ri që është themeluar, që është Komisioni i Përbashkët, që e ka themeluar BE-ja. Dhe këto anë kryesisht kërkesat që do të i paraqesim.
Problematika kryesore është qasja e në arkivat e klasifikuara të Serbisë, do të jetë njëra prej temave.  Pastaj në termat e brendshëm të Komisionit të Përbashkët parashihej që çdo muaj ë mbahej nga një takim mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe me 15 janar ka qenë një tendencë e parë për tu mbajtur një takim, Serbia refuzoi dhe tash jemi më 17 mars dhe ende nuk kemi as datë të takimit. Edhe pse shkruan që 6 muajt e parë çdo muaj duhej të mbahej një takim. Pastaj edhe lokacionet në Serbi. Vjet kemi pas dy takime me Serbinë dhe në të dy takimet dhe në diskutimet tona Serbia ka pranuar të rikthehen në tri lokacione në Serbi, por edhe pas atyre takimeve Serbia ka resuar të na pranojë. Këto pritet të jenë temat”, ka thënë Hoti në FIVE të Dukagjinit.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort