Home LAJME Hoti: Po të zbatoheshin marrëveshjet e vitit 2020, partneriteti me SHBA-në do të ishte në tjetër nivel

Hoti: Po të zbatoheshin marrëveshjet e vitit 2020, partneriteti me SHBA-në do të ishte në tjetër nivel

0
Hoti: Po të zbatoheshin marrëveshjet e vitit 2020, partneriteti me SHBA-në do të ishte në tjetër nivel

Ish-kryeministri kosovar dhe tashmë deputet i zgjedhur i Legjislaturës IX të Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bindjen se Kosovës i është bërë dëm i madh që nuk janë zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020.

Marrëveshja e nënshkruar në Uashington më 04.09.2020, sipas tij, përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, në veçanti projektin e gazit, dhe nëse do të zbatohej do të kishte krijuar siguri të furnizimit me energji elektrike.

Si rezultat, siç shkruan ai, Kosova “do të kishte krijuar pavarësi energjetike e nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit, si dhe do të kishim siguri të furnizimit”.

Marrëveshje tjetër ishte ajo për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31.12.2020.

“Përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj” – shkruan tutje ai.

Në kohën e Hotit kryeministër u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi SHBA-Kosovë.

Ky memorandum u lidh më 23.10.2020 për bashkëpunim për teknologjinë 5G.

“Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta” – thotë tutje Hoti.

Jetike sipas tij është që Qeveria e Kosovës të jetë proamerikane dhe proevropiane.

“E cila e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet zbatimit të këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje” – përfundon shkrimin Hoti.

Ky shkrim i Hotit ka ardhur pas vendosjes së tarifave nga SHBA për importet nga Kosova dhe përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here