Hoti: Po bëjmë të pamundurën për t’i identifikuar të gjithë personat e pagjetur

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 9, 2020
Hoti: Po bëjmë të pamundurën për t’i identifikuar të gjithë personat e pagjetur

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka bërë një deklarim pas raportimit në komisionin për të drejtat e njeriut.

Ai ka thënë se Qeveria do ta bëjë të pamundurën në mënyrë që të ndërmerren të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i identifikuar të gjithë personat e pagjetur në Kosovë.

“I gjithë ekipi është duke punuar për çështjen e personave të pagjetur. I informuam në detaje me të gjitha aktivitet që Qeveria i ka ndërmarrë nga dita e parë”.

“Kemi kërkuar ne vet që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe informatave në dispozicion”.

“Kjo është çështja më e ndjeshme në Kosovë dhe në po bëjmë të pamundurën që personat që ende nuk janë gjetur [mbi 1600] të ndërmerren të gjitha aktivitet derisa edhe personi i fundit të identifikohet”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika