- Reklama -

Hoti për Vetëvendosjen: S’beson as në Zot, as në shtet

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, krahas premtimeve që po iu jep qytetarëve po thumbon edhe kundërshtarët e tij politikë.

Në Kaçanik, thumbat i drejtoi nga ish-partnerët e tij të koalicionit, Vetëvendosjen.

- Reklama -

“Në vitin 2021 po na duhet të kthehemi në mbrojtje të vlerave të shtetit të Kosovës, të mbrojtjes së shtetit, shtet. Sepse kemi disa kundërshtarë të majtë që s’kanë besim as në Zot as në shtet, në asnjë gjë. Shërbehen me parulla që e kanë gjenezën në atë sistemin që LDK-ja ka punuar shumë me e përmbysur. Në listën e tyre gjeni njerëz të tillë. Gjeni njerëz që janë adhurues të komunizmit, ekstremistë të tana llojeve”.

“Në LDK ka njerëz akademikë, patriotë, të rinj e të reja dhe që nuk i janë ndarë rrugës së LDK-së që 30 vjet dhe duke i shërbyer vizionit të LDK-së i kanë shërbyer shtetit të Kosovës”.

“Kosova është ndërtuar me plot ngjarje që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, me luftën e armatosur, por edhe me planin e Ahtisaarit është ndërtuar, të cilin e kanë kundërshtuar këta që janë në garë. Njerëzit e LDK-së kanë pasë vizion që nga vitet e 90-ta se kah duhet të shkojë ky shtet. Po ashtu, të vetëdijshëm se shteti s’bëhet për një ditë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort