LAJME

Hoti për Qeverinë Kurti: Dorëheqja është shpëtim për vendin

TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2023, 17:58

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se dorëheqja e Qeverisë së Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Hoti thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.

“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, thuhet në postimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika