LAJME

Hoti për paralajmërimet e rënies së Qeverisë: Respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Hoti për paralajmërimet e rënies së Qeverisë: Respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2020, 15:06

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë që Qeveria që drejton ai nuk është e shantazhueshme.

“Edhe nëse nesër bie kjo Qeveri, ne asnjëherë nuk biem pre e shantazheve”, është shprehur Hoti.

Ai lidhur me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një vendim për votën e deputetit Etem Arifi i cili ka shkuar në vuajtje të dënimit, ka theksuar:

“Respektojmë secilin vendim të kësaj gjykate”.

Kreu i ekzekutivit ka refuzuar të përgjigjet nëse në rast të rënies së kësaj qeverie do të provonin përsëri për të krijuar shumicë parlamentare.

Kurse për kërcënimin e sotëm të Grupit Gjashtë Plus në Kuvendin e Kosovës – konkretisht të deputetit Fikrim Damka, se nuk do të votojnë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hoti ka thënë se do të bisedojë me të.

Gjatë vizitës në Liqenin e Badocit, Hoti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çfarë ka thënë se vazhdon deri në njohje reciproke.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika