Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se sot kishte takim me të gjitha sindikatat dhe se kreu i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi s’ishte i pranishëm.Hoti këtë e ka thënë si përgjigje ndaj Azemit, ka thënë se kryeministri ishte vonuar 15 minuta dhe se ai nuk e ka pritur.“Kam pasur takim me të gjitha sindikatat e sektorit publik, por me sa pash ai nuk ishte në takim.
Ne diskutuam për të gjitha kërkesat e tyre dhe i kemi trajtuar një nga një dhe ministrat kanë marrë kërkesat e tyre që në bazë të mundësive buxhetore tu ndalim në ndihëm. Ndërsa kemi diskutuar edhe për sektorin privat”, tha Hoti, pas homazheve në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.
Hoti ka folur edhe për moscertifikimin e Albin Kurtit, për deputetë dhe nëse këtë e sheh mangësi.“Mangësi nuk është fokusim im është që të ballafaqohem me të gjithë kryeministrat që janë në garë, por duke respektuar ligjet. S’mundet askush të marrë post publik që ka probleme me ligjin”, ka thënë Hoti.Ai po ashtu ka bërë të ditur se s’ka ndonjë pajtueshmëri me ushtruesen e detyrës së Presidentes Vjosa Osmanin për emërimin e shefit të AKI-së.