Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë, edhe kur kjo sipas tij i kushton politikisht atij dhe partisë se nga ai vjen.
Hoti tha se njerëzit presin nga qeveria veprime shtetërore që forcojnë lidhjet me ShBA-në dhe BE-në e që sa më parë Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.
“Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje se duhet rreshtuar në mbrojtje të interesit të shtetit të Kosovës, e jo në mbrojtje të interesave partiake e individuale duke mashtruar qytetarët”, tha Hoti.





