LAJME

Hoti: Ne i hoqëm sanksionet dhe forcuam marrëdhëniet me aleatët

Hoti: Ne i hoqëm sanksionet dhe forcuam marrëdhëniet me aleatët
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2021, 19:51

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, këtë të premte ka qenë për vizitë në Obiliq.

Ai ka thënë se ka qenë në krye të detyrës si kryeministër i ka hequr sanksionet që i ishin vendosë Kosovës dhe i ka forcuar marrëdhëniet me aleatët euroatlantikë.

“Përderisa kryeministri i mëparshëm i acaroi marrëdhëniet me aleatët, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve, ne për gjashtë muaj i normalizuam ato marrëdhënie, e kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, ka thënë Hoti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika