LAJME

Hoti – ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë që së paku të dimë për fatin e të zhdukurve

Hoti – ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë që së paku të dimë për fatin e të zhdukurve
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2024, 20:57

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve thirri një takim me qëllim sensibilizimin e çështjes së të drejtave të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i këtij Këshilli, Ahmet Grajcevci tha se familjarët duan drejtësi, pasi kriminelët sillen ende lirshëm, raporton Teve1.

E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Andin Hoti u shpreh i indinjuar ndaj faktorit ndërkombëtar derisa kërkoi nga ta që ta kushtëzojnë Serbinë për fatin e të pagjeturve.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika