Deputeti i LDK-së, Adullah Hoti, ka kritikuar projektligjin e sjellë nga ministri i Financave Hekuran Murati që ndryshon dhe plotëson ligjet që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Hoti tha se ligji i sjellë në Kuvend është ligji më absurd.
“Ky është ndër ligjet më absurde që është shkruar deri më taniMënyra si e keni shkruar këtë ligj e targetoni vetëm një pjesë të sektorit privat pra nuk arrihet qëllimi i këtij ligji për barazi sociale. Ne nuk mund të themi se i kemi konsumu diskutimet dhe po lëvizim përpara pa këshillin ekonomik-social, qeveria s’mund të lëvizë pa një konsultim me komunitetin e biznesit. Këta janë partnerët socialë që qeveria domosdo duhet të komunikojë dhe t’i bëjë pjesë e vendimmarrjes. Në sistem demokratik kërkohet arritja e dakordimit dhe jo betonim në pozicione të caktuara”, tha Hoti.





