Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka realizuar një video-mesazh drejtuar mërgatës.
Hoti tha se Pavarësia e Kosovës e ka vulosur lirinë e popullit tonë.
“Këtë rrugëtim të gjatë e bëmë së bashku me miqtë tanë që u mbesim përgjithmonë mirënjohës. Mërgatë e dashur tashmë periudha për regjistrimin për votim nga jashtë ka përfunduar, prandaj ju bëjë thirrje të kontribuoni me votën tuaj, përmes së cilës ju mbani lidhjen me Atdheun. Zgjedhjet do të mbahen megjithatë procesi i vështirë na pret përpara për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit. Ju bëjë thirrje që së bashku të prodhojmë stabilitet politik duke votuar LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj në listën e LDK-së”, tha Hoti.





