Home LAJME Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, me Shqipërinë kurrë s’kanë qenë më keq

Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, me Shqipërinë kurrë s’kanë qenë më keq

0
Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, me Shqipërinë kurrë s’kanë qenë më keq

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Politika e Jashtme nuk bëhet në forume rajonale të Organizatave joqeveritare, por duke ruajtur miqësitë, e duke ndjekur këshillat e partnerëve.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti nuk ishte asnjë njohje, asnjë anëtarësim, por kishte mjaft gabime.

Sipas tij, këto gabime do të ishin të kuptueshme para 40 vjetëve, por jo tash.

“Vendin e diplomatëve e kanë zënë praktikantë që tash janë duke i mësuar termet, pa përmendur gabimet e ministres së jashtme e të zëvendëskryeministrit. Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, nuk janë në nivelin që kanë qenë. Presidenti Rugova e ka përsëritur se populli i Kosovës beson në Zot dhe mbështetet te SHBA-ja për ekzistencën e saj fizike. Për një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, këtu është bërë propagandë linçuese”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se gjatë këtij viti ka parë më shumë vizita në lindje, se në perëndim. Sipas tij, kjo mund të duket që është e rastësishme, por thotë se kjo flet shumë për fokusin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Ai ka shtuar se dialogu ka degraduar, duke u hapur tema për arkiva të UÇK-së, për targa të veturave.

“Kryeministri dhe kolegët e tij na kanë qorruar me gaz lotsjellës për shkak të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, por këta nënshkruan marrëveshje në Bruksel për tërheqjen e trupave të njësive speciale nga veriu. Me Shqipërinë marrëdhëniet kurrë nuk kanë qenë më keq, bashkimi kombëtar nuk po përmendet. Kurrë nuk ka pasur diplomaci më të dobët se tash, asnjë njohje, asnjë anëtarësim. Në forume rajonale krerët e shtetit i japin përparësi diskursit partiak. Nuk ka strategji për reforma, por ka shkarkime hakmarrëse. Rezoluta: Kosova duhet ta ruajë orientimin gjeostrategjik. Për Kosovën është ekzistenciale partneriteti me SHBA-në. Kosova duhet të jetë faktor i patejkalueshëm. Marrëdhëniet me Shqipërinë të jenë pjesë përbërëse e politikës shtetërore të Kosovës”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here