- Reklama -

Hoti: Lajm i mirë, ekonomia po i kthehet normalitetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomisë në Kosovë po i kthehet normaliteti.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm, teksa shtoi se vetëm të hyrat nga Dogana janë rritur për 11 % për sa i përket muajit janar.

- Reklama -

Sipas tij në kthimin në normalitet ka ardhur pas disa masave të vendosura nga Qeveria.

Postimi i tij i plotë:

Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.

Kthimi në normalitet është rezultat i:

Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,
Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.
Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.

Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.

Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike./FrontOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n?

Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë...

Qytetarët në disa vende të Ballkanit ftohen t’i bojkotojnë supermarketet

Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë...

30 për qind e buxhetit të Kosovës mbushet nga sektori i naftës

Në Kosovë, sektori i naftës po luan një rol...

Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se...

Këto janë shtetet ku Kosova ka eksportet më të mëdha

Kosova ka arritur të forcojë praninë e saj në...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort