Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.
Hoti tha se me Hovenierin pati një bisedë shumë miqësore.
Ai theksoi se Kosova me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996.
“Takim dhe bisedë shumë miqësore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Ambasadorin Hovenier. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në. Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.
Avdullah Hoti, si kryeministër i Kosovës në Washington e kishte nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit me Serbinë.