Home LAJME Hoti kërkon seancë të jashtëzakonshme pasi BE konfirmoi hyrjen në fuqi të masave ndaj Kosovës

Hoti kërkon seancë të jashtëzakonshme pasi BE konfirmoi hyrjen në fuqi të masave ndaj Kosovës

0
Hoti kërkon seancë të jashtëzakonshme pasi BE konfirmoi hyrjen në fuqi të masave ndaj Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosovës dhe për njoftimin që BE-ja ia ka bërë Kosovës më 28 qershor për hyrjen në fuqi të masave.

Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës s’e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re dhe ka thënë se duhet Kuvendi të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për t’u dakorduar për veprimet.

Deputeti i LDK-së ka pyetur se ku është presidentja e Kosovës dhe pse sipas tij ajo s’po e ushtron funksionin e saj.

Hoti thotë se Kurtid he Osmani po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit.

“Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, ka thënë Hoti.

Reagimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here