LAJME

Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari

Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2021, 10:10

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka ndarë letër falënderimi, bashkatdhetarit Xhafer Balaj.

Hoti tha se kjo ka ndodhur për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson Balaj, njofton Klan Kosova.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj.

Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.

Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!”, ka shkruar Kryeministri në detyrë, në rrjetin social Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika