• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, June 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Hoti i bindur: Shumë shpejtë dihet ose emri i presidentit ose data e zgjedhjeve të reja

tvprizreni by tvprizreni
November 24, 2020
in LAJME, VENDI
0
Hoti i bindur: Shumë shpejtë dihet ose emri i presidentit ose data e zgjedhjeve të reja
0
SHARES
92
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Klan Debat, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë, arrestimeve nga Specialja, por edhe situatën politike në vend.Hoti ka komentuar kritikat e opzitës që thonë se pandemia s’po menaxhohet mirë, teksa thotë që gjendje e njëjtë është edhe në shtetet e tjera.

“Opozita e ka punën e vet, mi këqyr punën e Qeverisë, por është një përvojë e vendeve më të avancuara. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë, a nënkupton kjo që Franca, ose Gjermania e ka menaxhu keq pandeminë, ose Brukseli që është komplet i mbyllur? Kjo nuk kupton që po tentojmë të arsyetohemi, i siguroj qytetarët që kemi marrë të gjitha veprimet që rekomandohet të ndërmerren në situata të tilla, veprimet që janë të bazuara në rekomandimet e ekspertëve shëndetësor, por në fund po ndajmë fatin me të gjithë botën”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Sa i përket arrestimeve për krerët e lartë politikë nga Gjykata Speciale, ai tha se do të shfrytëzojnë të gjitha instrumentet e Kushtetutës për t’iu dalë në ndihmë atyre.
“Në momentin që u themelua Gjykata Speciale në vitin 2015, ka qenë të pritura që të ndodhin arrestime. Sigurisht ne nuk e kemi ditur se kush do të jetë i akuzuar, kur dhe për çfarë vepra. Por, s’është çështje krejt e papritur. Unë, vlerësoj sjelljen e atyre që janë akuzuar, tani që janë në gjykatë në Hagë.
Një sjellje shtetërore, dinjitoze, me maturinitet dhe kjo është duke u vlerësuar nga të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Pasi që s’është e lehtë për një vend të ri të merret presidenti, dy ish-kryetar të Kuvendit, shefi i një grupi parlamentar dhe ka sjellje të matur shtetërore edhe të tyre, por edhe shoqërisë. Tash jemi në këtë situatë të jemi do të shfrytëzojmë instrumentet e Kushtetutës dhe ligjor që kemi në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë këtyre që janë të përfshirë. Ne ofrojmë mbështetje për mbrojtjen e tyre, një mbështetje e përcaktuar me ligj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.Ndërsa, Hoti tha se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.

“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti.

Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm.Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”.

Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download coolpad firmware
Download WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Next Post

I mituri ekspozon armën në Facebook, policia ia konfiskon

Next Post
I mituri ekspozon armën në Facebook, policia ia konfiskon

I mituri ekspozon armën në Facebook, policia ia konfiskon

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
Zgjedhjet e reja në veri: Osmani dhe Kurti pajtohen, PDK-ja jo

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

June 4, 2023
Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

June 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.