Kryeministri Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë rënë dakord sa i përket kërkesës së Hotit për lirim nga detyra të Drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së “, ka konfirmuar për Klan Kosova, Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit.
“U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”.