- Reklama -

Hoti bisedon me Komisionerin për Zgjerim: Më siguroi se një sasi e vaksinës anti-Covid do arrijë në Kosovë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit

 

Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti tregon se ka biseduar me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe situatën e pandemi.Hoti tregon se Varhelyi e ka siguruar që një sasi e e vaksinës anti-Covid do arrijë në Kosovë në të njejtën kohë si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përcjellë Gazeta Blic.Ai tregon se ka ngritur si shqetësim hyrjen ilegale të vaksinave anit-covid në Kosovë.

- Reklama -

Ky është postimi i tij i plotë:Me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, kam biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë Covid-19.
E kam siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdoj të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtoj me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe do t’i kryej të gjitha obilimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Poashtu e falënderova z. Varhelyi, për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane – ERA 2.
Sa i përket vaksines kundër Covid-19, z. Varhelyi më siguroi se, një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ngritëm shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Këtë sjellje të Republikës së Serbisë e konsiderojmë të papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime. Z. Varhelyi e sigurova se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort