Hollivudi po përgatitet për natën e tij më të madhe të vitit, teksa yjet bëhen gati për të marrë pjesë në ceremoninë e 94-të të Academy Awards në Los Angeles, që do të mbahet të hënën më 28 mars.
Hollivudi po përgatitet për natën e tij më të madhe “Oscars 2022”

Will Smith, Benedict Cumberbatch, Dame Judi Dench dhe Troy Kotsur janë ndër të nominuarit në kategoritë e aktrimit.
“The Power of the Dog” pati më së shumti nominime në Oscars 2022 me 12 të tilla, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Benedict Cumberbatch. Filmi i dytë me më shumë nominime ishte “Dune” me 10, i ndjekur nga “West Side Story” dhe “Belfast” me nga shtatë nominime secili, “King Richard” me gjashtë nominime, “Don’t Look Up” dhe “Drive My Car” me katër nominime secili, “Nightmare Alley” me katër nominime dhe “Being the Ricardos” dhe “Encanto” me nga tre nominime secili.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

