LAJME

Historike: Lugina e Preshevës për herë të parë përfaqësohet në OKB

Historike: Lugina e Preshevës për herë të parë përfaqësohet në OKB
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2023, 00:33

Një delegacion i Luginës së Preshevës po qëndron pë vizië zyrtare për herë të parë në OKB.
Këtë e ka bërë të ditur Faton Bislimi, drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili më 24 tetor 2022, kishte dërguar letër Guterres, për takim.

Ky delegacion gjatë ditës së djeshme u prit në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, James Turpin.

Shkrimi i plotë nga Faton Bislimi:

HISTORIKE: Lugina për herë të parë në OKB në New York!

Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyren e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e rradhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC.

Ky takim u realizua si rezultat i letrës sime dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në New York!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika