Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës Butrint Kryeziu, ka mbrojtur me sukses temën e tij të diplomës. Punimi i Butrintit, titulluar “Moduli i Prerjes Tërthore – Vështrim Teoriko-Eksperimental për Elementet nga Betoni”, është një analizë e thelluar dhe e detajuar mbi sjelljen mekanike të trarëve prej betoni, me fokus të veçantë në ndikimin e modulit të prerjes tërthore dhe betonit të klasave të ndryshme.
Në këtë punim kërkimor, Butrinti ka realizuar një balancë të shkëlqyer mes analizës teorike dhe eksperimentale, duke përdorur testime laboratorike për të krahasuar rezultatet me shprehje analitike dhe modele numerike.
Rezultatet e arritura tregojnë një korrelacion të fuqishëm mes teorisë dhe eksperimentit, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Ky sukses tregon përkushtimin e Butrintit për të avancuar njohuritë dhe metodologjitë në inxhinierinë e betoneve dhe analizën e sjelljes mekanike të elementeve ndërtimore.








