LAJME

Histori në çdo punim: Panairi me produktet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

Histori në çdo punim: Panairi me produktet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2025, 22:15

Produkte artizanale dhe bujqësore, të punuara nga gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, u shfaqën në “Panairin e fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, në Prishtinë.

Këto produkte do të promovohen dhe shiten gjatë tri ditëve, nga 19 deri më 21 maj, në kryeqytetin kosovar, në sheshin “Adem Jashari”, për të mbështetur fuqizimin ekonomik dhe pavarësinë financiare të grave.

Panairi, i organizuar nga organizata Medica Gjakova, do të mbahet gjatë javëve në vijim edhe në Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë./REL/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika