Një punëtor i frigoriferit të peshkut … , ndërsa bënte punën e tij, mbylli pa dashje portën e frigoriferit kur ishte vetë brenda. Filloi të thërrasë për ndihmë, por puna kishte mbaruar dhe nuk kishte mbetur askush atje pranë. E kuptoi që do të vdiste i ngrirë brenda në frigorifer, kur pa pritur, roja i fabrikës hapi portën dhe e shpëtoi nga vdekja e sigurtë.
Drejtori i fabrikës e pyeti rojen: ” Si të shkoi mendja që në frigorifer ishte dikush që s’kishte dalë ende?”
Roja u përgjegj: “Asnjë, përveç atij, nuk më përshëndet. Çdo ditë më pyet se si jam. Në mbarim të punës nuk e dëgjova e as nuk e pashë, por isha i sigurtë që ishte brenda në fabrikë, prandaj e kërkova dhe e gjeta.”
Një fjalë e mirë i shpëtoi jetën këtij punëtori.
Ji i sjellshëm dhe i ëmbël, sepse sjellja e mirë ndikon shumë në mendjen e zemrën e njerëzve. Ajo shkrin akullin dhe hap dyert e hekurta dhe mund të të shpëtojë edhe jetën! www.tvprizreni.net
Shpërndajeni!
Faleminderit!