LAJME

Hiqen gati të gjitha masat anti-COVID në Shqipëri

Hiqen gati të gjitha masat anti-COVID në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2022, 11:27

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me masat e marra dhe të ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se në kuadër të të dhënave pandemike është vendosur që të hiqet mbajtja me detyrim e maskës.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

“Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në vendet e pa ajrosura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Virusi është akoma prezent ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat për vaksinimin ndaj Covid 19’, ka thënë ajo./abcnews.al

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika