- Reklama -

Hill: ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka insistuar se dialogu është mënyra e vetme për të ecur para dhe se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

Hill i ka thënë këto gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

- Reklama -

“Hill ka cekur se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe ka theksuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.

E Bërnabiq gjatë takimi ka shprehur besimin e takimi në Bruksel më 18 gusht mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të jetë konstruktiv.

“Bërnabiq ka thënë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kyçe dhe se Serbia mbetet e angazhuar për të zhvilluar lidhje rajonale në të gjitha fushat. Serbia po ashtu ofron përkrahje të fortë rajonale nëpërmjet iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, që po del e suksesshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët tanë. Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja ka shprehur besimin se takimi në raundin e radhës të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht pas situatës aktuale dhe lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”, thuhet nga Qeveria e Serbisë. /koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort