Kosova së shpejti mund të pajisjet me një mjet të avancuar luftarak.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq tha se Amerika ka pranuar kërkesën e Republikës së Kosovës për blerjen e raketave kundërtank “Javelin”.
Siç njoftojnë mediat në Serbi, duke cituar ambasadorin Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare.
Me informacionet e zyrtarit amerikan nuk është ndarë i kënaqur presidenti serb, Vuçiq. Por, siç raportojnë mediat serbe, ai ka premtuar se do të bashkëpunoi me ShBA-në për të ruajtur paqen.





