- Reklama -

Hill për UÇK-në: Nuk ishte një grup personash i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës, Christopher Hill, ka thënë se e ka parë UÇK-në si grup njerëzish që nuk ishin të organizuar mirë. Ambasadori Hill ka folur në ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së për përshtypjen e tij gjatë gjithë kohës.

“Ideja që Drejtoria Politike ka ndonjë rol në Shtabin e Përgjithshëm, ishte diçka që personat në Drejtorinë Politike përfshirë Adem Demaçin, ishte përpjekje për të treguar që ne kemi përgjegjësi dhe jemi përgjegjës. Për ne kjo tregonte që bëheshin shumë përpjekje, në kuptimin që personat donin ta konsolidonin pozicionin e tyre dhe donin të ishin më të fortë se disa të tjerë. Nuk ishte një grup personash i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese dhe përgjegjësi komanduese të mirë, kjo ishte përshtypja jonë gjatë të gjithë kohës”, ka thënë Hill.

- Reklama -

Kështu u përgjigj ambasadori Hill në rrjedhën e pyetjes së gjyqtarit Guenael Mettraux. Anëtari i trupit gjykues e pyeti Hillin lidhur me një kabllogram amerikan ku thuhej se Adem Demaçi mori pozitën e tij nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Te paragrafi në mes është një fjali që fillon me më në fund… Thotë: më në fund, një emër apo funksion ‘është i redaktuar’ i tha KDOM-it amerikan sonte mbrëma se Demaçi u emërua nga Shtabi i Përgjithshëm që të kryente disa funksione konkrete dhe këto funksione nuk përfshijnë vendimmarrje politike për Shtabin e përgjithshëm, vetëm Shtabi i përgjithshëm me drejtorin politik që e ka drejtimin mund të marrë vendime politike. Pyetja e parë që e kam unë është a ju kujtohet ky kabllogram dhe përmbajtja e këtij kabllogrami”, pyeti Mettraux.

E dëshmitari tha se supozonte që Drejtoria Politike nuk ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm dhe kishte më shumë rol të kontaktit me jashtë.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Drejtoria Politike ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm apo që të drejtonte ndonjë gjë. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë dhe nuk ka qenë as supozimi ynë. Supozimi ynë, dua të jem i qartë, supozim në mungesë të fakteve, ishte që Shtabi i përgjithshëm më shumë ishte organ ushtarak dhe përbëhej prej komandantëve lokalë që i ishin bashkuar në një mënyrë në një moment dhe drejtoria politike ishte në shumë organi që merrej me botën e jashtme”, tha Hill./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort