LAJME

Hill për “Ballkanin e Hapur”: E mbështes këtë projekt, deklarata e Lavrov ishte me vullnet negativ

Hill për “Ballkanin e Hapur”: E mbështes këtë projekt, deklarata e Lavrov ishte me vullnet negativ
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2022, 18:18

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, ndoqi nga afër samitin dy ditor në Ohër, ku u diskutua për “Ballkanin e Hapur”.

Hill tha se ai ndodhej në Ohër pikërisht për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky ëhstë një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Beograd.

I pyetur nga gazetarja Karadaku lidhur me deklarata e bëra nga Minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur, është një nismë serbe dhe se ai e mbështet atë, Hill tha se kjo është një deklaratë sarkastike dhe dashakeqe.

Sipas tij Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ambasadori Hill. /abcnewsal

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika